Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Shkup janë gjobitur 142 vozitës, dhe atë: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.
Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 11 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 46 për parkim të parregullt.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./telegrafi
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?