Disa nxënës të shkollës së mesme të ulët “7 Shtatori” në Vitomiricë kanë shfaqur shqetësime shëndetësore gjatë ditës së djeshme, pasi kishin konsumuar mëngjes në një furrë pranë shkollës.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, kur nxënësit, pas konsumimit të ushqimit rreth orës 10:00–11:00, kanë njoftuar drejtorin dhe mësimdhënësit se nuk po ndiheshin mirë dhe dyshonin për helmim ushqimor.
Policia ka intervistuar drejtorin e shkollës, ndërsa prokurori është njoftuar për rastin.
Rasti është duke u hetuar
“Policia dje me date 21.10.2025 në orët e vona është informuar se disa nxënës të shkollës së mesme të ulët “7 Shtatori” në Vitomiricë pasi kanë ngrën mëngjes rreth orës 10-11 kanë njoftuar drejtorin dhe arsimtarët se nuk po ndihet mirë dhe janë helmuar nga ushqimi. Numri i atyre që janë lajmëruar ka qenë i madh por 6 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Pas tretmanit ata janë liruar. Policia e ka intervistuar drejtorin e shkollës është njoftuar prokurori dhe rasti po vazhdon te hetohet”, tha Gashi për Arbresh.info.
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës