Një punëtore përgjegjëse për deponimin e parave në një kompani në Graçanicë, ka raportuar se së bashku me tri koleget e saj me veturë kishin shkuar te banka për të deponuar paratë e pazarit ditor.
Sipas Policisë, në parkingun e bankës nga bagazhi i veturës së tyre në të cilën i kishin pasur paratë, dy persona të panjohur të maskuar ia kishin vjedhur paratë dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur në një veturë me targa vendore
“Graqanicë 30.11.2022 – 16:46. Ankuesja femër kosovare punëtore përgjegjëse për deponimin e parave në një kompani ka raportuar se së bashku me tri koleget e saj me veturë kishin shkuar te banka për të deponuar para e pazarit ditor, mirëpo në parkingun e bankës nga bagazhi i veturës së tyre në të cilën i kishin pasë paratë, dy persona të panjohur të maskuar ia kishin vjedhur paratë dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur në një veturë me targa vendore. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...