Shkrimtari Riza Grajçevci, ka dhënë një donacion prej 200 librave për Forcat e Armatosura të Kosovës.
Greiçevci është ndier tepër i emocionuar me rastin e dorëzimit të këtyre librave, të cilat janë dhënë sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, thuhet në një njoftim për media.
“Është nder për mua, dhe e ndiej vetëm të privilegjuar që pata këtë mundësi, ta ndihmojë Bibliotekën e FSK-së. Të gjitha këto libra janë krijime personale nga fusha të ndryshme letrare, ku pjesëtarët e FSK-së, kadetët, ushtarët dhe edhe ata që janë studentët do të kenë mundësi të pajisen me dije. Biblioteka është simbol i punës dhe së ardhmes së ndritur të këtij populli. Besojmë se kjo nuk do të jetë ndihma as e parë dhe as e fundit e imja”, ka thënë Greiçevci.
Dhurimin e librave, krijime personale të shkrimtarit, gazetarit dhe publicistit të mirënjohur Riza Greiçevci, e përshëndetën komandanti i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim Ndaj Krizave (NJNRK) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkoloneli Milaim Musliu dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i Ministrisë së FSK-së, Hajrush Kurtaj.
Kurtaj ka thënë me këtë rast se kjo ndihmë është e një rëndësie të veçantë për FSK-në, sepse librat janë shumë të çmuara dhe se ato janë dhuratë nga shkrimtari i dalluar në shumë fusha krijuese, Riza Greiçevci.
Riza Greiçevci deri më tani ka shkruar dhe botuar mbi 75 vepra me temë të ndryshme, si romane, poezi, drama, ese, publicistikë, etj.
Biblioteka e Forcës së Sigurisë së Kosovës është themeluar më 12 prill të vitit 2011, dhe ka një numër të konsiderueshëm të librave (9000) nga të gjitha fushat, si ajo ushtarake dhe fusha e letërsisë.
Deri më tani, me libra dhe literaturë të ndryshme Bibliotekën e FSK-së e kanë ndihmuar shumë institucione dhe individë, si Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, KFOR-i Amerikan, veprimtarë dhe shkrimtarë të Kosovës, të cilët kanë dhuruar literaturë të shumëllojshme: nga letërsia, arti, historia, fizika, filozofia, literaturë të fushës ushtarake dhe zhanreve të ndryshme si dhe Kolegji Mbretëror i Danimarkës i cili i ka dhuruar Bibliotekës së FSK-së, mbi 1000 libra./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...