Policia e Kosovës ka nisur hetimet për “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” në fshatin Dobrigje të Gjakovës, ku një person ka pësuar lëndime të rënda pasi dyshohet se ka shkrepur një mjet shpërthyes në shtëpinë e tij.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se i njëjti është dërgua në QKUK.
“Fsh. Dobrigje, Gjakovë / 06.02.2025 – 01:20. Viktima mashkull kosovar derisa ishte në shtëpi dyshohet se nga pakujdesia ka bërë shkrepjen e një mjeti të dyshuar shpërthyes dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar’, thuhet në raport./Arbresh.info
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë