Pritet të vazhdojnë kërkimet me shpresën se do të gjejnë njerëz të gjallë nga rrënimet që janë bërë si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë.
Tashmë numri i viktimave ka arritur në 22 persona. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë angazhimin e tyre dhe trupi i fundit i pajetë është nxjerrë nga Lagja 18 në Durrës, raporton Indeksonline.
Përpos viktimave të konfirmuara deri më tani, ka edhe qindra persona të lënduar dhe shumë banorë të cilët ndodhen nën rrënoja për të cilët nuk dihen nëse po arrijnë të mbijetojnë apo jo.
Dëmet janë të larta, por përpos Kosovës janë edhe shumë vende të tjera të cilat po shprehin gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë aspak të lehtë dhe shumë të dhimbshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...