Sot në shumë shkolla të komunës së Mitrovicës në harmoni me vendimin që ka marr Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ndonëse ditë e shtunë ka filluar kompensimi i ditëve të humbura si pasojë e grevës së personelit arsimor, përcjell inFokus.
Drejtori i Arsimit, Iset Beka, ka thënë se në shumicën e shkollave të komunës sonë, sot është duke u mbajt mësimi dhe tash për tash çdo gjë po shkon sipas planit të përcaktuara nga drejtorët dhe personeli në këto shkolla për kompensimin e orëve të humbura.
“Shumë shkolla të komunës sonë sot janë duke zbatuar në plotësi vendimin e MASHT-it që të kompensohen orët e humbura gjatë periudhës se grevës së arsimtarëve. Këtë e kemi parë vetë në vizitën që kemi bërë me stafin e drejtorisë në disa nga shkollat tona” ka thënë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Iset Beka.
Me këtë rast drejtori Beka ka falënderuar personelin arsimor në këtë shkolla për respektimin e vendimit dhe gatishmërinë që të përmbushin plan programin e punës në procesin arsimor.
Ndërsa zyrtarët komunal nga DKA kanë theksuar se vijueshmëria e nxënësve është sikurse në secilën ditë që dëshmon seriozitetin e angazhimit edhe të shkollave por edhe të prindërve dhe vetë nxënësve për të kompensuar ditët e humbura të shkollës.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...