Komuna e Drenasit të enjtën ka pranuar vendimin nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për shqyrtimin e ankesës për furnizimin me lëndë djegëse për institucionet arsimore.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit njofton se me kohë ka bërë ndërrimin e kërkesës për furnizim me lëndë djegëse nga thëngjilli me dru, menjëherë pasi ka marrë vendimin e Ministrisë së Arsimit për ndalesën e ngrohjes me thëngjill. DKA-ja, nuk ka qenë në dijeni se sa gjatë mund të shkoj procedura e shqyrtimit të ankesës nga ana e OSHP-së, pasi që gjatë procedurës së prokurimit është bërë një ankesë nga ana e Operatorit Ekonomik.
Komuna e Drenasit, thotë se nuk ndërhynë në pavarësinë e autoriteteve të pavarura siç është OSHP-ja, prandaj përmes furnizimit me dru të konfiskuar, Komuna ka dashur që të siguroj vazhdimësinë e procesit mësimor pa ndërprerje për shkak të ngrohjes.
Pas zgjatjes së kësaj procedure, DKA-ja duke parë se shkollat kishin lëndë djegëse jo të mjaftueshëm për të siguruar ngrohje gjatë sezonit dimëror, ka bërë kërkesë që të thirret seancë urgjente e Kuvendit Komunal ne mënyrë që drunjtë e konfiskuar nga Drejtoria e Bujqësisë, përkatësisht nga Sektori i Pylltarisë, të shpërndahen në shkolla.
DKA-ja në Drenas, njofton prindërit e nxënësve, mësimdhënësit dhe gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se nuk do të këtë arsye për shqetësim sa i përket ngrohjes së shkollave.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...