Objekti i një shkolle në fshatin Muçibabë të Gjilanit është bërë strehë e një familje pesë anëtarësh që më shumë se një vit.
Vehid Ibrahimi, bashkë me familjen e tij jeton në një klasë të shkollës fillore dhe të Mesme e Ultë “Mulla Idrizi”, pasi shtëpia e tij ishte përfshirë nga flakët një vit më parë dhe është djegur e tëra.
Por, në këtë objekt nuk ka kushte për jetë normale, madje kjo familje nuk po mund të jetojë në një hapësirë ku zhvillohet mësimi.
Vehidi, i cili është edhe personi që kujdeset për familjen tani ka mbetur pa punë dhe muajt i kalojnë me vetëm 65 euro që marrin në formë sociali.
Ai, tregon për vështirësitë me të cilat atyre i është dashur të ballafaqohen gjatë vitit të kaluar duke u ankuar në të njëjtën kohë për faktin se nuk jetohet në një vend ku zhvillohet edhe mësimi.
Vehidi, nuk e kishte menduar se në këtë objekt shkollorë do të jetonte për një vit, pasi që komuna e Gjilanit i ka premtuar disa herë se do t’i dalte në ndihmë. Por, tani kur ka kaluar më shumë se një vit, premtimet e dhëna herë pas here nga Komuna e Gjilanit, nuk janë përmbushur ende.
Ibrahimi shpërfaq edhe hallet para fillimit të vitit shkollor dhe stinës së dimrit që dita-ditës po ofrohen.
Kësaj familje zgjidhje mund t’i bëjë vetëm komuna, pasi që kryefamiljari Vehid Ibrahimi nuk dëshiron të ndihmohet nga donatorët. Ai, thotë të ketë kontribuar shumë për vendin që nga viti 1991 deri në vitin 99 – 2000 dhe ndihmën mund ta pranojë vetëm nga komuna.
Këta të fundit janë të njoftuar me rastin e familjes dhe kushteve që jetojnë, dhe e pranojnë që ende nuk i kanë bërë zgjidhje.
Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, thotë se ata çdo herë kanë bërë përpjekje që t’i gjejnë një zgjidhje, duke i drejtuar kështu donatorët drejt tij, por, sipas Kadriut, dy donator të cilët e kanë vizituar atë, nuk e kanë zgjedhur Vehidin për t’ia ndërtuar shtëpinë, pasi që kanë konsideruar që ka familje që jetojnë edhe më keq se ai.
“Kemi raketa Javelin dhe tri anije patrulluese”, Rama: Ushtr...
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona
Ngritet aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte në Gjilan
Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem ...
Maurizio Sarri i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, prite...
Përplasje mes pozitës dhe opozitës për listën e pronave komu...