Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar se Shkolla Fillore “Laura Scotti” në Graboc ka përfunduar renovimin e plotë duke sjellë kushte moderne dhe të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Në një postim në Facebook, ai tha se shkolla ofron hapësira më cilësore për zhvillimin arsimor, shkruan Arbresh.info.
“Ky investim kapital siguron një ambient të ngrohtë dhe motivues për nxënësit, ndërsa nga viti i ardhshëm pritet të fillojë edhe mësimi gjithëditor. Shkolla është e pajisur edhe me kabinete moderne, të cilat do t’i shërbejnë procesit mësimor me standarde më të larta.”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell