Zëvendësministri për Punë të Brendshme, Selam Shkodra ka pritur në takim drejtorin e agjencionit të emergjencave të Kosovës z.Fadil Kodra dhe përfaqësuesit e sindikatës së zjarrfikësve të Kosovës të prirë nga Muharrem Beka.
Në këtë takim u bisedua për funksionimin e AME-së si dhe për sfidat që kanë brigadat e zjarrfikësve të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Shkodra ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e tij për punën dhe angazhimin e tyre në këtë profesion dhe i ka quajtur zjarrfikësit heronj.
“Sot kam pritur në takim drejtorin e agjencionit të emergjencave të Kosovës z.Fadil Kodra dhe përfaqësuesit e sindikatës së zjarrfiksëve të Kosovës të prirë nga Muharrem Beka, ku bashkëbiseduam për funksionimin e AME-së, si dhe bashkëbiseduam për të gjitha sfidat e brigadave të zjarrfikësve të Kosovës. Shpreha falenderimet dhe mirënjohjen time për punën dhe angazhimin e tyre në këtë profesion fisnik, agjencioni i emergjencave në tërsi dhe brigadat e zjarrfikësve janë heronjtë tanë”./Arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër