Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), sot ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të Republikës së Shqipërisë.
Stafi i SHKK-,së në krye me Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Republikën e Shqipërisë, Agim Ismaili, me të cilin diskutuan rreth punëve dhe sfidave, me të cilat ballafaqohen të dyja institucionet.
“Vizita për qellim kishte njohjen e praktikave më të mira të vlerësimit të të miturve, fushën e trajtimit të të burgosurve dhe çështjet më me rendësi për të dyja shërbimet tona”, thuhet në njoftimin e SHKK-së./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Stafi i Shërbimit Korrektues të Kosovës vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të Republikës së Shqipërisë
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Rasim Selmani, së bashku me stafin e SHKK-së, vizituan Drejtorinë e Burgjeve të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kësaj vizite z. Selmani dhe stafi i SHKK-së u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Republikën e Shqipërisë, z. Agim Ismaili, me të cilin diskutuan rreth punëve dhe sfidave, me të cilat ballafaqohen të dyja institucionet.
Vizita për qellim kishte njohjen e praktikave më të mira të vlerësimit të të miturve, fushën e trajtimit të të burgosurve dhe çështjet më me rendësi për të dyja shërbimet tona.
Z. Selmani dhe z. Ismaili u dakorduan të vazhdojnë në thellimin e bashkëpunimit, në atë mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella, të ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave më të mira për të dyja palët.
Gjatë vizitës delegacioni i SHKK-së pati rastin të vizitoi Qendrën për të Mitur në Kavajë dhe Burgun e Fierit.
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...