Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në një aksident trafiku sot ka vdekur i burgosuri, F.A.
Në postim thuhet se ai ishte duke u mbajtur në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, prej ku kishte dalë në mëngjes për të shkuar në punë, shkruan Arbresh.info.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A. I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat. Shërbimi Korrektues i Kosovës u shprehë ngushëllime familjes dhe gjithë të të afërmve”, shkruhet në postim.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...