Sot rreth orës 15:20 në Qendrën Korrektuese në Dubravë ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.
Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një Rashov, kanë arritur ta parandalojnë futjen e tre telefonave mobil, të cilët ishin tentuar të futeshin brenda në mënyrë të improvizuar.
Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonat, ndërsa i denuari i dyshuar se telefonat e kapur kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës për rastin është njoftuar policia.
Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo here është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative, kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit./arbresh.info/



“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...