Shkëlzen Gashi, i cili është këshilltar politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar deklaratën e tij për UÇK-në.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se nuk e ka përfshirë UÇK-në si tërësi kur ka thënë se ka kryer krime, por individë, keqpërdorues të uniformës.
“Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Ëatch e Amnesty International)”, ka shkruar Gashi.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Gashit:
Unë nuk kam thënë që UÇK-ja ka kryer krime, por INDIVIDË të UÇK-së (keqpërdorues të uniformës së UÇK-së), qofshin edhe të lartë në hierarkinë e saj (ky nuk është mendim imi, por këto janë vendime të gjykatave të ICTY-së, UNMIK-ut, EULEX-it, si dhe mendime të raporteve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Human Rights Ëatch e Amnesty International). UÇK-në dhe luftën e popullit tonë për liri e pavarësi e mbrojmë kur pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer ato në emrin tonë.
Kosovën e mbrojmë nga Gjykata Speciale dhe sulmet tjera që thonë se Kosova është krijesë e një ndërmarrjeje kriminale, vetëm kur ne vetë i dënojmë ata që në emrin tonë kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm. Kështu e kanë mbrojtur kroatët Kroacinë, kështu duhet ta mbrojmë edhe ne Kosovën.
E vërteta për intervistën dhe intervistat e mia është e tëra. Ju lus mos u shërbeni me copëza të prera qëllimkëqija, shihini në tërësi ato. Po ashtu, ju mirëpres me komente, kritika, sugjerime, rekomandime pasi ta keni parë në tërësi intervistën që po e bashkëlidhi në koment.
Për fund, ju lus, ta shpërndani këtë!
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...