Kompania “MTS d.o.o” që është në pronësi të Telekomit të Serbisë, është gjobitur me mbi 1 milion e 500 mijë euro.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës njofton se ndërmarrja në fjalë ka shkelur ligjet për mbrojtjen e konkurrencës kur s’ka parashtruar kërkes për njoftim me rastin e blerjes së 100 % të aksioneve të “VGN NET d.o.o”, “LIKA d.o.o”, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International.
“Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës njofton se ka marrë vendim që Ndërmarrjes MTS d.o.o Dega në Kosovë t’i shqiptohet masa e sanksionit administrativ-gjoba në shumë prej 1,563,959.26 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tremijë e nëntëqind e pesëdhjetëe nëntë euro e njëzetë e gjashtë cent)”, thuhet në komunikatë.
“AKRK njofton se Ndërmarrja MTS d.o.oka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100% të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I. dhe Herc International”, thekson komunikata.
“Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës si institucion publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta të përcaktuara në ligj, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit të konkurrencës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...