Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë ka filluar zbatimin e shenjëzimit rrugor të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction).
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ky shenjëzim është vendosur në kryeqytet për të parandaluar bllokimin e trafikut në udhëkryqe.
Postimi i plotë:
Për herë të parë në Kosovë, Kryeqyteti ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yellow Box Junction)
Të gjithë shoferët janë të obliguar që:
Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit!
Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku!
Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...