Gjatë kontrollit të një shtëpie nga Njësia Policore në fshatin Klinë e ulët në Skënderaj, janë gjetur dhe shkatërruar 35 bimë të mbjellura të Kanabis Sativa, 182 fara të bimëve narkotike, një grinder dhe një peshore, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Klinë e ulët, Skenderaj 16.06.2022 – 10:00. Njësia policore gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe shkatërruar 35 bimë të mbjellura të Kanabis Sativa, 182 fara të bimëve narkotike, një grinder dhe një peshore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?