Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu është shkarkuar nga detyra e tij, kurse në vend të tij është emëruar Flutura Gogaj.
Ndërsa Gërxhaliu me anë të një postimi në Facebook ka mohuar shkarkimin e tij duke thënë së atij i është kaluar mandati që nga data 28 gusht.
Kurse Gerxhailu ekskluzivisht për arbresh.info ka thënë se me 28 gusht i është skaduar mandati i parë dhe nuk ka marrë asnjë njoftim në lidhje me shkarkimin e tij.
” Me 28 gusht mu është skadu mandati i parë, nuk kam asnjë njoftim mandej e kanë bë një koordinator të punës Musa Gashin, ai ka qenë nja 4 apo 3 ditë koordinator” ka thënë Gërxhaliu.
Sipas burimeve nga brenda, arbresh.info , mëson se ai është shkarkuar dhe në vend të tij është emëruar Flutura Gogaj.
Ndryshe, Gërxhaliu ka thënë se emërimin e Flutura Gogaj e ka mësuar me anë të një email të dërguar nga Flutura ku ka kërkuar një takim për të diskutuar në detaje rreth procesit të punës./arbresh.info/
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...