Qeveria e Kosovës ka miratuar shkarkimin e tre anëtarëve të bordit të Infrakosit pas asnjë votë kundër dhe abstenim.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në fjalën e saj në mbledhjen e Qeverisë e cila tha se tre anëtarët s’i kanë adresuar problemet me të cilat është përballë Infrakosi.
“Ministria e Ekonomisë propozon shkarkimin e tre anëtarëve të bordit të ndërmarrjes publike Infrakos, Afrim Mehmetaj, Selatin Ratkoceri dhe Ilir Zhitia. Kjo ndërmarrje ka ngecur në realizimin e objektivave afariste megjithëse për këtë ngecje nuk ka shfaqje objektive që do të mund të merreshin parasysh. Qeveria konsideron se tre anëtarët e bordit kanë bërë shkelje të detyrave, duke mos adresuar me efikasitet morinë e problemeve që ballafaqohet, andaj propozojmë shkarkimin e këtyre anëtarëve të bordit për të mundësuar funksionimin e ndërmarrjes deri në emërimin e bordit të rregullt të ri”, tha ajo.
Ministrja ka propozuar që të emërohet një bord i përkohshëm i përbërë nga Dukagjin Kastrati kryesues, Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hondozi anëtarë./arbresh.info/
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...
Të shtëna me armë në një shkollë në Meksikë, 15-vjeçari vret...
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë