Artan Murati, këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani thotë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) nuk e ka quajtur vendimin e Presidentes së Republikës për ndërprerjen e mandatit të kryesueses së KQZ-së si politikisht të motivuar.
Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se raporti veç e nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket këtyre ngjarjeve, përfshirë opozitën dhe organizatat e shoqërisë civile. DASH-i nuk ka bërë asnjë vlerësim të procesit.
“Raporti i DASH-it nuk e ka quajtur vendimin e Presidentes së Republikës për ndërprerjen e mandatit të kryesueses së KQZ-së si politikisht të motivuar, por nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket këtyre ngjarjeve, përfshirë opozitën dhe organizatat e shoqërisë civile. DASH-i nuk ka bërë asnjë vlerësim të procesit”, shkruan ai.
Ndryshe, vendimi për shkarkimin e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, është përmendur në raportin e DASH-it për Kosovën.
DASH-i ka publikuar të martën raportin për Kosovën, ku në mesin e shumë çështjeve përmendet edhe shkarkimi i Dakës nga posti në KQZ si vendim “i motivuar politikisht”.
Ndonëse për këtë konstatim, DASH-i ka cituar partitë opozitare dhe shoqërinë civile – sipas përfaqësuesve të kësaj të fundit, vetë përfshirja e tij në raport “përbën edhe vlerësim të tyre”./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...