Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin L.K në Prizren i cili pasi kihste shkatuar një aksident trafiku kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 23 korrik në rrugën “Zenun Çoçaj”, shkruan Arbresh.info.
“Me date 23 Korrik 2023, Policia në Prizren, kishte pranuar informacion se në rrugën “Zenun Çoçaj”, në Prizren, një person i dyshuar përderisa ishte me automjet Mercedes, ngjyre e zeze, ku brenda automjetit ishte edhe një vajzë të cilën nëna e saj e kishte vërejtur dhe në tentim për ta ndaluar vajzën e saj i kishte dalë automjetit përpara, më pastaj duke u kapur në xhamin e dritares se automjetit dhe në këto momente i dyshuari kishte filluar ngasjen e pakontrolluar më çka e kishte tërhequr zvarre gruan duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduar është transferuar në QKUK për shkak të lëndimevë të rënda trupore.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari në ikje kishte goditur edhe një automjet të parkuar duke i shkaktuar dëme materiale, bën të ditur Policia.
Pas arrestimit i dyshuari është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info.
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”