Zjarri në njërin prej hoteleve më të njohura në Brezovicë akoma po vazhdon.
Bëhet fjalë për hotelin e njohur “Pine”.
Përfshihet nga flakët një nga hotelet më të njohura në Brezovicë
Sipas lexuesve të portalit Arbresh.info, shkaktar i zjarrit dyshohet që është oxhaku i hotelit.
Nga ky incident, nuk ka të lënduar, përveç dëmeve të mjaftueshme materiale.
Në vendin e ngjarjes, janë ekipet e zjarrfikësve dhe policia, teksa zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha Veseli./Arbresh.info
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...