Në orët e para të mbrëmjes shumë qytete të Kosovës janë vërshuar nga reshjet e shiut.
Edhe në Komunën e Suharekës ka mbajtur mot i lig, teksa ujërat kanë rrëmbyer edhe pjesë të ndryshme të fshtatrave përreth.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka bërë të ditur se të gjitha ekipet emergjente janë tashmë në gatishmëri për qytetarët.
“Të gjitha ekipet emergjente, zjarrëfikësit, policia, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Bujqësisë etj, janë vënë në shërbim pas reshjeve të mëdha të shiut. Do të jemi në kujdestari kudo që kanë nevojë qytetarët, që ti evidentojmë dëmet e të veprojmë pastaj me procedura tjera”, ka shkruar Muharremaj.
Ndryshe reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe telashe në komunikacion. Dy aksidente rrugore kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, por fatmirësisht pa viktima.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...