Sot dhe nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Në vise malore, priten edhe reshje bore.
Kështu ka njoftuar Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën