Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit do të shfaqë tre filma kosovar me rastin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Filmat do të shfaqen në Kinemanë ABC në Prishtinë.
Programi
E hënë, 15 shkurt
17:00-19:00 ‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina
Sinopsisi:
Fadili (Kashtrim Hoxha) një arkivist e gjen veten në një situatë të vështirë, ai duhet të zgjedhë midis dy opcioneve, duke qenë i vetëdijshëm se të dyja janë të gabuara. Si pasojë, vendimi i tij Fadilit padashur dhe pa dëshirë, “gëlltit” turpin, duron presionin që vjen nga të gjitha anët.
E martë, 16 shkurt
17:00-19:00 ‘Babai’ nga Visar Morina
Sinopsisi:
‘Babai’ shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu siç ka qenë.
E mërkurë, 17 shkurt
17:00-19:00 ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...