Vojislav Shesheli, lider i Partisë Radikale Serbe, ka përsëritur fjalët e tij të ashpra kundër shqiptarëve në Kosovë. “Pretekst “ për këtë ka qenë aksioni i Policisë së Kosovë i zhvilluar në veri në fillim të javës së shkuar, transmeton Koha.net.
Duke folur për këtë aksion, ai, siç përcjellin medie serbe, ka thënës se shqiptarët do t’i përsërisin veprimet e tilla.
“Kjo ka qenë përgjigje për atë që kemi folur ne deputetë dhe presidenti i vendit në Kuvend. Është dashur të pritej diçka e tillë dhe shqiptarët kështu do të veprojnë edhe në të ardhmen. Një herë shteti ynë duhet të reagojë. Nëse deri më tash nuk ka reaguar deri në fund, është ngritur gjendja e gatishmërisë në ushtri e në polici, por herën tjetër ato duhet t’i dërgojnë atje në Kosovë. Aksionet e tilla (të Policisë së Kosovës) po marrin dimensionet gjithnjë e më të mëdha, rrihen serbët, tani është rrahur edhe një rus dhe shqiptarët ata i fajësojnë për çdo gjë. Kam thënë se Ushtria jonë duhet të hyjë në të gjitha vendet e Kosovës ku jetojnë serbët, jo vetëm në katër komunat veriore dhe t’i mbrojë të gjithë serbët që jetojnë atje. Atje duhet të mbeten serbët dhe ushtria e policia. Qeveria jonë duhet të kërkojë nga Qeveria ruse e kineze që forcat e tyre të përfshihen në forcat e KFOR-it dhe kështu të formohet njëfarë baraspeshe në Kosovë”, ka thënë lideri i radikalëve serbë, Shesheli.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...