Shërohet Leoni katërmuajsh i cili vuante nga një sëmundje e rëndë e zemrës

13:51 | 20 Maj 2021
A Z

Leon Ukaj katër muajsh i cili vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër, tashmë është shëruar pas një operimi në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur humanisti Adnan Hyseni përmes një statusi në Facebook, ai ka shkruar se pas një operimi disa orësh në zemrën e Leonit çdo gjë ka përfunduar me sukses.

Postimi i plotë:

E pabesueshme por e vërtetë, shpëtohet jeta e Leon Ukaj, merre fund akthi i prindërve të tij. Edhe një lajm i mrekullueshëm sot po e ndaj edhe me të gjithë ju bamirës, operimi disa orësh në zemren e vogëlushit Leon Ukaj ne Turqi ka përfundua me sukses. Ju që më besuat edhe në këtë iniciativë humane për Leonin e vogël dhe ndihmuat, ju shpëtuat jetën e vogëlushit katër muajsh i cili ishte në gjendje tepër të rënd si dhe lehtësojë shpirtin e prindërve të tij të cilët janë afër me Leonin në spital, në Turqi e që i janë falënderues secilit bamirës për mbështetje. ZOTI kurrë mos ju hupt Bamirës ai dhe ju shpërbleftë në çdo hap të jetës tuaj.

Të ngjashme