Deputeti i Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi zbuloi pse Nisma hyri në koalicion me PAN’in. Sipas Sherifit, PDK’ja erdhi tek projekti i AAK’së dhe Nismës.
Ai tha Nisma dhe AAK paraprakisht kishin një koalicion, e krejt në fund PDK’ja e Veselit erdhi në këtë projekt.
“Koalicionin e kemi formuar për shkak se ne ishim në koalicion paraprakisht me AAK’në dhe i kishim premtuar z. Haradniajt se do ta mbështetnim deri në fund e PDK’ja krejt në fund erdhi tek projekti ynë”, ka thënë Sherifi në Pressing.
Ai e përmendi edhe rastin kur Veseli i ofroi postin e kryeministrit subjektit të AAK’së.
“Kur Veseli i ofroi postin e kryeministrit subjektit të AAK’së, ne u pajtuam sepse kjo ishte ajo çka ne i kishim premtuar Haradniajt dhe pothuajse askush nuk kishte besuar se PDK do ta bënte një gjë të tillë”, tha Sherifi.
Krejt në fund ai tha se foli edhe për të ardhmen e qeverisë Haradniaj.
“Ne e kemi kry obligimin për z. Haradniaj, kjo qeveri tash e tutje do të matet vetëm me rezultate, madje edhe z. Veseli do të mbatet vetëm me rezultate”, shtoi Sherifi.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...