Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi e quajti si fatkeqësi të madhe fotografinë e publikuar nga Flora Brovina, e cila sipas saj ishte dëshmi e krimeve të serbëve në Kosovë.
Sherifi thotë se vet reagimi i shoqërisë kosovare rreth kësaj fotoje dëshmon se Kosova nuk do të përdorë mekanizma false për të dëshmuar krimet e luftës.
Ai, duke folur në emisionin “Click” të RTYV21, e bëri një krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se kjo e fundit ka përdorur mekanizma të kundërta.
“Serbia me mashtrime po tenton t’i heshtë krimet e luftës dhe ka filluar t’i mohojë ato. E këtë gjë e pranon edhe shoqëria serbe, duke mos reaguar”, tha ai.
Sa i përket Kosovës, Sherifi tha se pas reagimit që kanë bërë shoqëria civile lidhur me foton kanë dëshmuar pjekuri.
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...