Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka prezantuar një dokument ku dëshmon se partia e tij është dëmtuar në vota, kurse pas rinumërimit, i janë kthyer votat.
Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në një vendvotim në komunën e Lipjanit, Nisma Socialdemokrate është dëmtuar për 28 vota.
https://www.facebook.com/bsherifi/posts/10158807607798219
Postimi i plotë i Sherifit:
“Ja edhe një provë se si është shtrembëruar vullneti i votuesve. Tanimë është evidente se nuk bëhet fjalë për gabime teknike. Në një vendvotim në Lipjan Nisma është dëmtuar për 28 vota. Në FPR-në zyrtare të këtij vendvotimi NISMËS i janë shkruar 00 vota, ndërsa nga rinumërimi del që NISMA në atë vendvotim ka pasur 28 vota.
Duke pasur parasysh se që nga fillimi i rinumërimit dhe deri më tani është dëshmuar se NISMA është dëmtuar për rreth 200 vota, rinumërimi i tërësishëm të tyre është i domosdoshëm”, ka shkruar Sherifi. /Telegrafi/
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...