Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar mospjesëmarrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit të Kosovës për votimin e Platformës shtetërore për dialogun me Serbinë.
Sherifi ka thënë në televizionin T7, se këto dy parti opozitare “vazhdojnë të jenë konsistente, duan zgjedhje para dialogut”.
“Sipas tyre, me vetëm një rezolutë nuk mund të fillohet një proces bisedimesh me Serbinë”, ka shtuar ai.
“Me tërheqjen nga votimi, nga pjesëmarrja në dialog… dëshmojnë se nuk duan të jenë pjesë e dialogut nga pozicioni i pozitës”, ka thënë shefi i deputetëve të Nismës.
Sherifi ka thënë se LDK’ja dhe VV’ja “duan zgjedhjet, ta udhëheqin Qeverinë dhe dialogun, në mënyrë që të përfshihen”.
“Janë në të drejtën e tyre opozitare. Kanë të drejtë të kërkojnë zgjedhje kur të duan”, është shprehur Sherifi.
Megjithatë, ai ka thënë se këto dy parti nuk kanë më arsye t’i frikohen paqartësive nga dialogu, kur Kosova tashmë ka platformë për dialogun dhe ekip dialogu.
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...