Bilall Sherifi nga NISMA për Kosovën ka thënë se Kosova është kushtëzuar që komuniteti t serb ti japin të drejta ekskluzive në funksion të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Këtu kemi ngecur sepse Serbia nuk e njeh pakon e Ahtisarit. Serbët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne të gjitha partitë politike themi se Pako e Ahtisarit është kufiri i kompromisit që ka mundur të bëhet në kambim të shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Sherifi ka thënë se tendencat e Serbisë vazhdimist kanë qenë që të dilet jashtë pakos së Ahtisarit.
“Ndonëse ata nuk e thonin këtë , ata me gjëra të tjera thonin se kjo pako nuk mjafton. Kështu Kosova në mënryë arbitrare e udhëheqi dialogun dhe sillte marrëveshje që nuk janë në pakon e Ahtisarit. Ne mund të hedhim topin tek njëri tjerti dhe të themi se dhuna e opozitës e dëmton Kosovën, mirëpo më shumë është që servilizmi i disa partive dhe disa subjekteve e ka dëmtuar më shumë Kosovën”, tha ai.
Sherifi ka thënë se Kushtetutën e kanë nënshkruar ndërkombëtarët.
‘Kushtetutën nuk e kemi nënshkruar ne. Leni pallavrat. Kushtetutën e kanë nënshkruar ekspertë ndërkombëtar që e kanë përkthyer nga Pako e Ahtisarit”, ka theksuar ai.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...