Shefi i grupit Parlamentar të NISMA’së, Bilall Sherifi, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për deportimin e gjashtë turqve për në Turqi, ka thënë se shtetasit turq nuk u deportuan por u rrëmbyen.
“Deportimi i hebrenjve në kampet e përqendrimit ishte njolla më e rëndë që njerizimi përjetoi. Në rastin e vendimit të gjashtë shtetasve turq fjala është për një aksion të fshehtë. Në rastin e gjashtë shtetasve turq nuk kemi të bëjmë as me ekstradim e as me deportim, por këtu kemi të bëjmë me rrëmbim”, ka thënë Sherifi.
Ai ka kërkuar që rasti të hetohet si dhe persona që kryen këtë krim duhet të vihen para drejtësisë.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje