Nga sot, qytetarëve të komunës së Gjilanit, do t’i ofrohen shërbime edhe më të shpejta e më cilësore shëndetësore nga Shërbimi i Urgjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kjo pasi Shërbimi i Urgjencës së QKMF-së i është shtuar edhe një auto-ambulancë e re.
Në pranim-dorëzimin e saj, ishte edhe i pari i komunës, Alban Hyseni bashkë me u.d të drejtorit të QKMF-së Basri Kamberin dhe personelin shëndetësor të shërbimit urgjent.
Hyseni, tha se nga një që ishte, po bëhen katër autoambulanca.
Ai tregoi se sot kanë pranuar autoambulancën e re me vlerë rreth 60,000 euro.
“Me investime në shëndetësi, po ofrohen shërbime cilësore dhe efikase, për të gjithë, pa dallim”, tha Hyseni./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...