Poliklinika Specialistike në Podujevë ka filluar sot ofrimin e shërbimit të hemodializës, një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në këtë komunë.
Ky investim përfshin 15 shtretër të rinj dixhitalë dhe antibakterialë me vlerë 70 mijë euro, 16 aparate të reja dialize në vlerë prej 171 mijë e 200 euro, si dhe sistemin e osmozës për ujë të pastër me vlerë 82 mijë euro.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se totali i investimit arrin në 343 mijë e 200 euro dhe e konsideroi këtë një lajm shumë të mirë për pacientët dhe familjet e tyre.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, shtoi se së shpejti do të fillojnë edhe shërbimet specialistike, duke përmendur se qytetarët e Podujevës, të cilët më parë kanë qenë të detyruar të udhëtojnë për trajtime të ndryshme, tashmë do të kenë shërbime të avancuara në vend, falë një investimi prej 2.5 milionë eurosh.
Kryetari i komunës, Shpejtim Bogiqi, deklaroi se deri më tani Ministria e Shëndetësisë ka investuar rreth 5 milionë euro në sektorin e shëndetësisë në Podujevë.
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...