Me rastin e Ditës botërore të punës sociale, sot Departamenti i Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës organizon “Program për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale 2017 në Kosovë”.
Programi do të përmbajë konferencë për shtyp, panel dhe diskutim në temën “Rruga drejt dinjitetit dhe vlerës së njeriut: Drejtësia sociale dhe qëndrueshmëria”, ligjëratë në “Krizën e refugjatëve”, si dhe përurimin e Bibliotekës së punës sociale.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të dalluara vendore dhe ndërkombëtare: Julie Watkins – përfaqësuese e Rrjetit të Lidershipit Akademik të Grave të Evropës Juglindore, Annamaria Campanini – Presidente e Asociacionit Ndërkombëtar të Shkollave të Punës Sociale, Vasilios Ioakimidis – Zëvendës-President i Asociacionit Evropian të Shkollave të Punës Sociale, Darja Zaviršek – Presidente e Asociacionit nën-regjional të Evropës Lindore të Shkollave të Punës Sociale, Vjollca Krasniqi, profesore e sociologjisë, Igballe Rogova, Rrjeti i Grave të Kosovës, Hilmi Jashari, Avokat i Popullit.
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...