Komuna e Prishtinës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve me një aktivitet të veçantë.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama e ka vlerësuar përkushtimin e zjarrfikësve dhe ka bërë të ditur për investimet e fundit në pajisje dhe mirëqenie të tyre.
Rama ka thënë se Komuna ka ndërmarrë hapa konkretë, përfshirë sigurimin e shujtave ditore dhe organizimin e fizioterapisë si mbështetje për mirëqenien fizike të zjarrfikësve.
“Zjarrfikësit tanë janë 24 orë në dite 365 ditë në vite janë të gatshëm qe ti ndihmojnë qytetit tonë, qytetarëve, vendit tonë. Ne si kryeqytet kemi bërë investime të shumta tash, psh mendojmë që zjarrfikësit tanë që të jenë sa të më gatshëm duhet edhe ne duhet të mbrojmë mirëqenin e tyre…Në buxhetin tonë kemi buxhetor edhe për pajisje të reja si kampin sulmues dhe pajisje të tjera për të mirën e tyre. Kërkoj që të kemi iniciativë shtresë nga niveli qendror, për zjarrfikës të ri, të cilëve u ka munguar zjarrfikës të ri, janë 26 të ri shtesë por mungojnë edhe 44 tjerë”, ka theksuar ai.
Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë se kjo ditë është një moment për të nderuar jo vetëm ata që humbën jetën në krye të detyrës, por edhe për të vlerësuar sakrificën e përditshme të zjarrfikësve kudo në botë.
“Sot kjo ditë ka të bëjë me çështjen e senzibilimzimt të qytetarëve për të parë edhe qytetarët të gjitha kapacitetet tona, dhe të jemi të gatshëm për të gjitha situatat. Mund të bëhet më shumë por ky shërbim do ta arrijë vendin e vet, investimi në këtë shërbim ka të bëjë për ruajtjen e njerëzve”, ka thënë Gashi.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...