Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në organizim të përbashkët me institucionet tjera relevante, do të shënojë sot “Ditën Botërore të Biodiversitetit” sipas kalendarit të festave mjedisore.
Shënimi i kësaj dite të rëndësishme për Biodieversitetin do të organizohet tek Ujëvara e Mirushës në komunen e Klinës.
Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, për të theksuar rëndësinë e biodiversitetit.
Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.
Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit ka temë kryesore globale integrimin e biodiversitetit dhe i kushtohet mbështetjes së njerëzve dhe jetesës së komuniteteve.
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë