Sot në Kosovë shënohet Dita Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz, ku do të jenë të përfshirë akterët e angazhuar në luftën kundër trafikimit me njerëz, posaçërisht me fëmijët, të rinjtë dhe gratë të cilët janë viktima, apo viktima potenciale të shfrytëzimit seksual.
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë do të mbajë konferencë për shënimin e kësaj dite.
Aktivitetet në kuadër të fushatës kundër trafikimit do të zgjasin një muaj dhe synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për fenomenin e trafikimit.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë Hashim Thaçi, presidenti i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministër i Republikës se Kosovës, Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme, Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Colleen Hyland, zëvendës ambasadore e SHBA-ve në Kosovë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë./arbresh.info/
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë