Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sot organizojnë disa aktivitete në shënim të kësaj dite.
Do të organizohet tryezë e rrumbullakët me moton: “Diabeti në të gjitha etapat e jetës”. Në këtë tryezë do të marrë pjesë Zëvendësministrja në detyrë e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, si dhe profesionistë shëndetësorë.
Po ashtu Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës-Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri, organizon Simpoziumin e Tretë të Diabetologjisë, që organizohet me rastin e Ditës Botërore të Diabetit.
Në Ditë Botërore të Diabetit, prezantohen të dhëna dhe informacione rreth numrit të pacientëve me Diabet Melit që trajtohen në QKUK, shërbimeve që ofrohen në Klinikën e Endokrinologjisë për pacientët me këtë sëmundje, planeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e trajtimit të tyre.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ditë më parë ndriçoi ndërtesën me ngjyrë të kaltër në shënim të Ditës Botërore të Diabetit (14 Nëntor).
Ngjyra e kaltër është simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin, duke përfaqësuar bashkimin global për përballimin e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën.
Ky simbol u miratua nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)në vitin 2007, si shenjë e unitetit dhe shpresës për një botë më të shëndetshme.
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...