Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar të dielën për në Poloni për të marrë pjesë, krahas liderëve botërorë, në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist gjerman të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic.
Gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi i Aushvicit, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.
“Aushvici është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për t`i kujtuar viktimat dhe për ta nxitur botën që të angazhohet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e tmerreve të tilla”, thuhet në njoftimin e Presidenc./Arbresh.info
Nesër përurohet segmenti i rrugës Vushtrri–Prishtinë, pjesëm...
Tragjedia në Austri/Kryeministri Kurti shpreh ngushëllimet p...
Zëvendësambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina në ...
Shpërndarja e kuvendit në “dorë” të Kushtetueses
Aksident tragjik në Vranidoll, humb jetën ngasësi i motoçikl...
Arrestohet në Prishtinë 26-vjeçari i kërkuar për narkotikë