Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, sot zhvillohen një seri aktivitetesh.
Aktivitetet fillojnë më homazhe te shtatorja e Skënderbeut, për të vazhduar me akademin kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë.
Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Në këtë Akademi do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.
Edhe Komuna e Gjilanit ben zbulimin e bustit te heroit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu ne sheshin kryesore para zyres se kryetarit Haziri.
Nderkaq Muzeu i Kosovës, në përvjetorin e 550 të vdekjes së Gjergj Kastriotit me nismën e “Museum Illyricum” – Zvicër, organizojn ekspozitë me libra, pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet ’30-ta.
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...