Shenjat e trafikut janë dëmtuar nga gjujatjet me armë zjarri në fshatin Zllash të Prishtinës.
Kështu kanë konstatuar njësitë policore gjatë ekzaminimit në terren, shkruan Arbresh.info.
Aty janë gjetur gjithsej 40 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm si dhe tre fishekë të papërdorur, të cilët janë sekuestruar nga hetuesia.
“PËRDORIM I ARMËS- Fsh. Zllash, Prishtinë NN. Më 12.04.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se shenjat e trafikut janë të dëmtuara. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë të dëmtuara nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...