Sado i drobitur nga vitet e vështira të tranzicionit, shteti shqiptar nuk e kishte humbur gatishmërinë luftarake për Kosovën. Madje as në vitin 1989.
Ish-oficeri i ushtrisë shqiptare që mori pjesë si komandant edhe në luftën e Kosovës, Adem Shehu, në një intervistë për portalin Konica.al sjell vështrimin e tij për ngjarjet dramatike që karakterizuan vitet ’90.
Sipas tij, në kohën kur Serbia suprimoi autonominë e Kosovës, ushtria shqiptare stacionoi në kufirin verior një brigadë të tërë në pozicion luftimi, transmeton arbresh.info.
“Në këndvështrimin tim si oficer, ne kemi marrë detyrën luftarake për të ardhur në pjesën veriore të Shqipërisë, ku kishim pozicionet e mirëfillta luftarake për të siguruar mbulimin kundërajror të brigadës, të tankseve dhe artilerisë, për të depërtuar në territorin e Kosovës”, ka thënë Shehu.
https://youtu.be/qp8NG01JLq8
Ish-komandanti i Brigadës 153 që veproi në Malësinë e Gollakut ka deklaruar se forcat e armatosura kanë pasur planin e tyre për çdo situatë në Kosovë.
“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë planëzimin e tyre, për të cilin ka punuar Shtabi dhe specialistët përkatës me të gjitha llojet e strukturave: prej forcave ajrore dhe ato tokësore të koordinuara sipas një plani operativ strategjilk”, ka thënë Shehu./arbresh.info/
https://youtu.be/Xbvk4i2hUhI
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...