Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka dënuar sulmet e protestuesve serb ndaj KFOR-it në Zveçan.
Ajo ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë ditëve të fundit që çuan në të.
“Dhuna në çfarëdo forme, përfshirë edhe kundër KFOR-it, të cilët janë të vendosur për të ofruar një mjedis të sigurt në përputhje me Rezolutën 1244 (1999) të Kombeve të Bashkuara, është e papranueshme”, ka thënë Ziadeh.
“Ziadeh shpreh solidaritetin me KFOR-in dhe u uron të gjithë të lënduarve, përfshirë civilët, shërim të shpejtë. Ajo thekson se humbja e jetëve duhet të parandalohet me çdo kusht”, thuhet në njoftimin e UNMIK-ut.
Drejtuesja e UNMIK-ut kërkon de-përshkallëzim dhe bën thirrje për udhëheqje dhe veprime për të ulur tensionet dhe për të shkuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme politike sa më shpejt të jetë e mundur./Arbresh.info/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...