Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, zhvilloi sot një vizitë në rajonin e Mitrovicës, ku u takua me drejtues të institucioneve lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjatë vizitës së saj, Ziadeh vizitoi administratën e Spitalit të Mitrovicës së Veriut, Kryetarin e Kryqit të Kuq, drejtues shkollash, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të grave.
“Në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e fundit politike, të sigurisë dhe ekonomike në rajon. Bashkëbiseduesit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ndikimin e këtyre zhvillimeve në jetën e përditshme dhe mirëqenien e komunitetit lokal”, thuhet në postimin e UNMIK-ut në X.
Ziadeh rikonfirmoi përkushtimin e UNMIK-ut për ndërtimin e besimit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...