Shefi i Shtabit të Zjarrfikësve në Pejë, Kapllan Nikqi ka dhënë detaje për Express lidhur me intervenimin e zjarrfikësve për të shuar zjarrin në veturën ku është gjetur i vdekur ish-pjesëtari i UÇK’së, Qerim Kelmendi.
Nikqi ka treguar se kur zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes, e gjithë vetura ka qenë në flakë. Sipas tij, zjarri është shuar pas 3-4 minutash.
“Rreth orës 01:00 pas mesnate zjarrfikësit kanë marrë një informatë për diegien e një veture në fshatin Llabjan. Zjarrfikësit të gjithë veturën e kanë gjetur më flakë. Zjarri nuk ka dal jashtë veturës së djegur. Për katër minuta zjarrfikësit kanë shku në vendin e ngjarjes. Na kanë tregu se një person ka qenë brenda i djegur. Dyert nuk i kanë hapur se nuk kanë të drejtë. Për tre-katër minuta është ndalë zjarri”, ka deklaruar Nikqi.
Ndryshe, Qerim Kelmendi është gjetur i vdekur në veturën e tij në orët e para të mëngjesit në rrug “Bajram e Besim Kelmendi”, në fshatin Zahaq të Pejës.
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë