Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se sot për një vizitë zyrtare do të qëndrojë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Bardhyl Kollçaku .
Në njoftim thuhet se do të ketë takime të ndara me ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku viziton Ministrin për Forcën e Sigurisë, ku do të ketë takime të ndara me Ministrin e FSK-së Rrustem Berisha dhe Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...