Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka thënë se ajo që ka ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë nuk duhet të ndodhë kurrë më.
Në një intervistë për Al Jazeera Balkans ai theksoi se Kosova është një vend shumë i rëndësishëm dhe NATO-ja ka prezencë të madhe përmes KFOR-it.
“Pra, është e rëndësishme që të gjithë së bashku të angazhohemi që ky vend të jetë në situatën më të mirë të mundshme. Janë mbajtur zgjedhjet dhe mbetet që të shohim se kur do të formohet qeveria e re . E tërë kjo është pjesë e procesit normal demokratik e politik dhe kjo është një gjë e mirë”, tha Rutte.
Duke komentuar tensionet e fundit në rajon, shefi i NATO-s i cili sot e viziton Kosovën deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me krerët në Kosovë, ata të Bosnjës si dhe Serbisë.
“Në tërë rajonin gjërat po ndryshojnë. Jam në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me krerët e Bosnjë dhe Hercegovinës por edhe ata në Kosovë. Javën e kaluar kam biseduar në telefon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq i cili do ta vizitojë së shpejti Brukselin. Pra, bisedimet janë intensive që të sigurohemi që tensionet në rajon të ulen”, shtoi Rutte.
“Ajo që ka ndodhur në rajon, në Bosnjë dhe Hercegovinë nga vitit 1992 deri në vitin 1995 dhe në Kosovë deri në vitin 1999, kurrë nuk mund të përsëritet më”, potencoi ai.
Rutte mes tjerash përsëriti mbështetjen e Aleancës Veri-Atlantike për Bosnjë dhe Hercegovinën, vend të cilin e vizitoi gjatë së hënës
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...